Permbyllja e 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧
𝐔 𝐩ë𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧 📢 Sot patëm kënaqësinë të marrim pjesë në konferencën përmbyllëse të aktivitetit Techstitution, ku nxënësit tanë prezantuan zgjidhjet e tyre digjitale të zhvilluara për t’i shërbyer shkollës dhe komunitetit. Gjatë prezantimit, nxënësit tanë shpalosën dy projekte inovative: 🌐 Krijimin e faqes zyrtare të shkollës: https://gjimnazi-ulpiana-edu.com/ 🔬 Një platformë edukative me përmbajtje nga fusha të ndryshme si Astronomia, Gjeografia, Fizika dhe lëndë të tjera: https://universidigjital.netlify.app/ Jemi krenarë për angazhimin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre në zhvillimin e zgjidhjeve që kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit arsimor dhe komunitetit. 👏 Urime dhe falënderime të veçanta për nxënësit pjesëmarrës në këto projekte, si dhe për mentorin e tyre, prof. Leutrim Luma, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë realizimit të tyre. 🙏 Një falënderim i përzemërt për Kosova Education Center (KEC), Austrian Development Agency dhe UNICEF Kosovo Programme për mbështetjen e pakursyer! Ky program rikonfirmoi se investimi te të rinjtë mbetet investimi më i sigurt për të ardhmen.
Publikuar: 09.06.2026 23:08